Lutja e mrekullive

Lutje
loading…



“Zot Jezus, po vij përpara teje ashtu sikurse jam. Më vjen keq për fajet e mia, pendohem për mëkatet e mia, të lutem më fal. Në emrin tënd i fal gjithë të tjerët për çkado që kanë bërë kundër meje.

I bie mohit të djallit, shpirtrave të këqinj dhe të gjitha veprave të tyre. Po ta jap gjithë qenien time, Zot Jezus tani e përgjithmonë. Të pranoj si Zotin tim, Hyj dhe Shpëtimtar. Më shëro, më ndrysho, më forco në trup e shpirt.

Eja, Zot Jezus, më mbulo me gjakun tënd të çmuar dhe më mbush me Shpirtin tënd të Shenjtë. Të dua Zot Jezus, të lavdëroj, Jezus. Të falenderoj, Jezus. Do të të ndjek çdo ditë të jetës sime. Amen.

Mari, nëna e pikëlluar, Mbretëresha e Paqes, Shën Peregrini, shenjti shërues i kancerit, të gjithë ju Engjëj dhe Shenjtër, ju lutem më ndihmoni. Amen.”

Kjo lutje vjen nga Atë Peter Mary Rookey, 95 vjeç, i cili pasi u shërua mrekullisht nga verbëria, ja kushtoi jetën e vet Zotit. Thjesht kujtohu ta bësh këtë lutje çdo ditë. Jezusi është i njëjti si dje, sot dhe në të ardhmen. Jezusi do të të shërojë nga çdo sëmundje, dobësi dhe dhimbje.

loading…


Shpërndaje postimin tek miqtë:

Leave a Reply