HYJI NA FLET

Opinione

Hebrenjtë, vetëm pse ishin pasardhës të Abrahamit, besonin se e meritonin Parajsën.

Pasi shumë prej tyre nuk e pranonin mësimin hyjnor dhe refuzuan gjithashtu ta pranojnë si Mesi të cilin e dërgoi Hyji, Jezusi i kërcënoi me ndëshkimin e përjetshëm të ferrit.

«Prandaj po ju them: shumë do të vijnë nga Lindja e nga Perëndimi e do të ulen në tryezë me Abrahamin, Izakun e Jakobin në Mbretërinë e qiellit, ndërsa bijtë e Mbretërisë (hebrenjtë dhe jo vetëm ata) do të hidhen jashtë në errësirë, ku do të jetë vaj e kërcëllim dhëmbësh.» (Mt 8, 11-12).

Duke parë shkandujt e kohës së tij dhe të brezave të ardhshëm, për t’i sjellë në vete kryengritësit dhe për t’i ruajtur të mirët nga e keqja, Jezusi foli për ferrin me fjalë shumë të forta: «Ç’mjerim për botën që ka shkanduj! Vërtet, do të ketë patjetër shkanduj, por i mjeri ai njeri që jep shkandull!» (Mt 18, 7).

«Prandaj, nëse dora jote të çon në mëkat, preje! Më mirë është për ty të hysh dorëcung në jetë se me të dy duart të shkosh në ferr ‑ në zjarr që s’fiket kurrë. E nëse këmba jote të çon në mëkat, preje! Më mirë është për ty të hysh në jetë i çalë se t’i kesh të dy këmbët e të hidhesh në ferr. Po qe se edhe syri yt të çon në mëkat, nxirre! Më mirë është për ty të hysh në Mbretërinë e Hyjit me një sy se t’i kesh të dy e të hidhesh në ferr. Ku‘krimbi i tyre nuk cof e zjarri nuk fiket.’» (Mk 9, 43-46. 48).

loading…


Jezusi, pra, na mëson se duhet të jemi të gatshëm për çdo flijim edhe për më të madhin, siç mund të jetë këputja e një gjymtyre të trupit tonë, për të mos përfunduar në zjarrin e përjetshëm të ferrit.

Për t’i shtyrë njerëzit t’i përdornin dhuratat e marra nga Hyji, si zgjuarsinë, shqisat trupore, të mirat e përkohshme… Jezusi tregoi shëmbëlltyrën e talenteve dhe e përfundoi me këto fjalë: «E shërbëtorin e pavlefshëm nxirreni përjashta në terr, ku do të jetë vaj dhe kërcëllim dhëmbësh!’» (Mt 25, 30).

 

Kur parafoli për mbarimin e botës, me ngjalljen e përbotshme, duke iu referuar ardhjes së vet të lavdishme dhe dy grupeve, të mirëve dhe të këqijve, shtoi: «Pastaj do t’u thotë edhe atyre që do të jenë në të majtën: ‘Ikni prej meje, të mallkuar, në zjarr të pasosur, të përgatitur për djallin e për engjëjt e tij!» (Mt 25, 41).

Rreziku për të përfunduar në ferr ekziston për të gjithë, sepse gjatë jetës tokësore të gjithë rrezikojmë të mëkatojmë rëndë.

Jezusi ua bëri të qartë rrezikun që u kërcënohej për të përfunduar në zjarrin e përjetshëm edhe vetë nxënësve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ata kishin shkuar nëpër qytete e fshatra duke predikuar mbretërinë e Hyjit, duke shëruar të sëmurët dhe duke dëbuar djajtë nga trupi i të djallosurve. Kur u kthyen plot gëzim për këtë thanë: «“Zotëri, deri edhe djajtë na nënshtrohen në Emrin tënd!” Jezusi u tha: “Shikoja kah binte Satani porsi rrufeja prej qiellit!» (Lk 10, 17-18). Dëshironte t’i mësonte që të mos u rritej mendja për çka kishin bërë, sepse mendjemadhësia e kishte fundosur Luciferin në ferr.

Një i ri i pasur po largohej nga Jezusi, i trishtuar, sepse Ai e ftoi që t’i shiste të mirat e veta dhe t’ua ndante skamnorëve. Zotëria ngjarjen e komentoi kështu: «“Për të vërtetë po ju them: vështirë do të hyjë i pasuri në Mbretërinë e qiellit. Prapë po ju them: Është më lehtë të përshkohet deveja nëpër vrimë të gjilpërës se i pasuri të hyjë në Mbretërinë e Hyjit.” Nxënësit, kur i dëgjuan këto fjalë, u habitën së tepërmi dhe thoshin: “Vallë, atëherë, kush do të shpëtojë?” Jezusi i shikoi dhe u tha: “Për njerëz është punë që s’bëhet, porse Hyji mund të bëjë gjithçka!”» (Mt 19, 23-26).

Jezusi me këto fjalë nuk dëshironte të dënonte pasurinë, e cila në vetvete nuk është e keqe, por dëshironte të na bënte të kuptojmë se ai që zotëron pasuri është në rrezik të madh që të jepet pas saj në mënyrë të çrregullt deri në atë pikë sa ta harrojë krejtësisht parajsën dhe të rrezikojë kështu të ndëshkohet përjetësisht.

Të pasurve që nuk bënin bamirësi, Jezusi u foli për rrezikun më të madh që u kërcënohej: përfundimi në ferr.

«Ishte një njeri i pasur që vishej me cohë të kuqe e me pëlhurë të çmueshme dhe gostitej shkëlqyeshëm si një ditë përditë. Kurse para derës së tij rrinte një skamnor, plot çibana, që quhej Lazër e dëshironte të ngihej me dromcat që binin nga tryeza e pasanikut. Madje edhe qentë vinin e ia lëpinin varrët.

Vdiq skamnori e engjëjt e çuan në prehër të Abrahamit. Vdiq edhe pasaniku dhe e varrosën.

Në ferr, ndër mundime të mëdha, çoi sytë e pa prej së largu Abrahamin dhe Lazrin në prehrin e tij e bërtiti: ‘O atë Abraham, ki mëshirë për mua e dërgoje Lazrin ta lagë majën e gishtit të vet në ujë e të ma flladisë gjuhën se po mundohem për së tepërmi në këtë flakë.’ Abrahami iu përgjigj: ‘Mos harro, o bir, se ti i gëzove të mirat e tua gjatë jetës sate, ndërsa Lazri të këqijat; tashti, ky këtu gëzon e ti vuan. Por, për më tepër, ndërmjet nesh e jush është një humnerë e madhe, kështu që, edhe ata që do të donin të kalojnë prej këndej te ju, nuk munden, po ashtu edhe prej andej të kalojë këndej, s’mundet askush!’

Pasaniku vazhdoi: ‘Atëherë, po të lutem, o atë, çoje Lazrin në shtëpinë e tim eti, se i kam pesë vëllezër e le t’i qortojë seriozisht që të mos vijnë edhe ata në këtë vend mundimesh.’ Abrahami iu përgjigj: ‘Kanë Moisiun e profetët, le t’i dëgjojnë ata!’ Pasaniku i tha: ‘Jo, o atë Abraham, por nëse shkon ndokush prej të vdekurish tek ata, veç atëherë do të kthehen!’ Iu përgjigj: ‘Nëse, vërtet, nuk e dëgjojnë Moisiun e profetët, nuk do t’u mbushet mendja edhe nëse ndokush ngjallet prej të vdekurish’.» (Lk 16, 19-31).

TË KËQINJTË THONË…

Kjo shëmbëlltyrë e Ungjillit, përveçse na garanton se ferri ekziston, na sugjeron edhe përgjigjen që i duhet dhënë kujt guxon të thotë me mendjelehtësi: «do të besoja në ekzistencën e ferrit vetëm nëse dikush nga jeta e përtejme do të vinte të ma thoshte!».

Ai që shprehet kështu zakonisht ndodhet tashmë në rrugën e së keqes dhe nuk do të besonte edhe po të shikonte ndonjë të vdekur të ringjallur.

Edhe sikur dikush të vinte nga ferri, shumë njerëz të shthurur ose indiferentë, që për të vazhduar të jetojnë në mëkatet e tyre pa brejtje ndërgjegjeje, u leverdis që ferri të mos ekzistojë, me tallje do të thoshin: «Ky është i marrë! Nuk duhet t’i vihet veshi!»

loading…


Shpërndaje postimin tek miqtë:

Leave a Reply