Mrekullia e shërimit të Xhovanit nga Zoti përmes Padre Pio-s

Mrekulli

padre_pio_2Xhovani Savino, një punëtor ndërtimi dhe anëtar i Urdhrit të Tretë të Shën Françeskut, ishte një bir i devotshëm shpirtëror i Padre Pios. Në shkurt 1949 punëtori tridhjetë e pesë-vjeçar i ndërtimit ishte duke punuar në ndërtimin e një shtese në manastirin ku jetoi Shën Padre Pio. Punëtorët po nivelonin tokën dhe ishin duke u përgatitur për të shpërthimyer një gur të madh që ishte duke penguar n dërtimin. Savino e kishte zakon të merrte pjesë në meshën e Padre Pios çdo mëngjes, pastaj vazhdonte për në sakristi për të marrë bekimin e tij. Më 12 shkurt, 1949, Xhovani ishte tronditur kur, pa asnjë shpjegim, Padre Pio që e bekoi atë, e përqafoi dhe i tha: "Kurajo, Xhovani, unë jam duke iu lutur Zotit që ju të mos vriteni."

"Padre Pio, çfarë do të ndodhë me mua?" pyeti Savino. Frati qëndroi në heshtje .
Të nesërmen Padre Pio tha të njëjtën gjë, pa ndonjë koment të mëtejshëm, ashtu siç bëri edhe në të tretën. Kur ai përsëriti vërejtjet e tij shqetësuese për herë të katërt me 15 shkurt, Savino i mërmëriti njërit nga fretërve, "Kam frikë se diçka e keqe do ndodhë sot", dhe u tha anëtarëve të tjerë të brigadës së tij: "Le të mos punojmë sot, "duke u thënë njerëzve të tjerë rreth fjalëve të Padre Pio-s. Brigada vendosi të vazhdojë, të pafrenuar, dhe vendosën të bëjnë një shpërthim larg nga kopshti për përgatitjen e zgjerimit të hapësirës së manastirit të fretërve.

Në 2 pasdite Savino dhe një tjetër punëtor vendosën një mbushje me dinamit nën një gur. Savino vendosur mbushjen dhe ndezi fitilin e dinamitit. Ajo nuk arriti të shpërthente. Pas disa minutash, ai shkoi për të kontrolluar mbushjen. Sapo ai u kërrus, dinamiti shpërtheu në fytyrën e tij. Dr. Sanguinetti, së bashku me Padër Rafaelin dhe Atë Domenikun, shkuan tek burri i plagosur brenda disa minutave. Ata mbanin Savinon në makinën e Sanguinetti-t, në të cilën mjeku e dërgoi atë në Ospedali Riuniti (Spital) të Foggias, ku ai u pranua për kirurgji. "Objekte të shumta të huaja" u hoqën nga kornea e syrit të majtë. Syri e djathtë, gjithsesi, ishte shkatërruar plotësisht. Për më tepër, fytyra e tij ishte dëmtuar rëndë nga shpërthimi.

stigmata_st_padre_pio_2Sanguinetti shkoi përsëri në San Giovanni, ku ai tha Rosas, e cila atëherë ishte shtatzënë, "Sytë e burrit tuaj janë të dy të rrënuar," dhe e paralajmëroi të mos përpiqej të shkonte për ta vizituar. Ai pastaj shkoi tek Padre Pio, i cili e pyeti se si ishte Giovanni: "Ai është verbuar. Ai humbi shikimin e tij."

"A nuk e dini se kjo nuk është e sigurt ende?" u përgjigj Padre Pio.

"E pra, nëse ti e thua këtë dhe ti e Zoja e Hireve e ndihmoni atë, çdo gjë është e mundur, por, tani për tani, Giovanni e ka humbur shikimin e tij."

"Kjo nuk është e sigurt ende," përsëriti Pio.

Ishte tre ditë para se Savino të rifitonte vetëdijen, me fytyrën e lidhur. Atij iu tha se mund të jetë e mundur për të shpëtuar syrin e majtë, por që syri i djathtë është "zhdukur krejtësisht."

Në të njëjtën kohë, Padre Pio i kërkoi të gjithëve që njihte të luten për Giovannin për tre ditë. Ai nxori Sakramentin e Bekuar në për tu lutur për njeriun e verbuar. Ai u dëgjua të lutej: "Zot, unë të ofroj një nga sytë e mi për Giovannin, sepse ai është babai i një familje."

Në orën 12:30 ose 1, të mëngjesin të 25 shkurtit, Giovanni Savino ishte zgjuar, duke lutur rruzaren, kur ai ndjeu "aromën e parajsës." Ai ndjeu tri shuplaka mbi ballin e tij dhe e kuptoi se Padre Pio ishte pranë tij. Në atë moment ndjeu ngushtimin e mbulesave të shtratit të shkaktuara nga dikush që u ul ndenjur në shtrat. "Më jep dritën e syve, Padre Pio, ose më lër të vdes," tha ai. "Nuk mund të jetoj kështu."

Më vonë atë mëngjes okulisti erdhi për të parë gjendjen e syrit të majtë të Giovanni Savino-s. Kur hoqi fashat Giovanni menjëherë tha: "Unë mundem të të shoh ty!" "Kthehu, kështu që të mund të më shohësh me syrin e majtë," tha mjeku. "Jo, unë ju shoh me syrin tim të djathtë. Nuk shoh asgjë nga syri i majtë." Mjeku këmbënguli se ai ishte duke parë nga syri i majtë, pasi syri i djathtë ishte i dëmtuar tërësisht.

Pas ekzaminimit të mëtejshëm, ishte e qartë se Savino kishte thënë të vërtetën. Ai ishte verbuar në sy nga i cili ishin hequr pjesët nga shpërthimi, por ishte duke parë në mënyrë të përkryer nga syri që ishte shkatërruar në një mpiksje gjaku. Plotësisht i shtangur, okulisti, i cili deri në atë kohë kishte qenë një ateist,  tha: "Tani edhe unë besoj, sepse kjo ka ndodhur fiks para syve të mi."

Ndërkohë, Giovanni dhe gruaja e tij Rosa ishin në pritje të një fëmijë nga momenti në moment. Rosa i kërkoi Padre Pio-s, (i cili i kishte thënë asaj se fëmija do të jetë një djalë), nëse ajo kishte lejen e tij për t'ia ngjitur fëmijës emrin e tij. "Në rregull, ngjitja emrin Pio", tha ai. "Por ne tashmë kemi një vajzë të quajtur Pia. Mund t'ia ngjisim emrin atij Francesco?" "Në rregull, ngjitja emrin Francesco." u përgjigj Shën Pio. [Francesco është emri i parë Padre Pio-s]. Francesco më vonë u rrit për t'u bërë prift Kapuçin, i të njëjtit Rend Fetar si Shën Pio ..

giovanni_savino_and_son_francesco[Giovanni dhe djali i tij Francesco janë në foton në të majtë] Giovanni, i cili ishte ende duke u trajtuar për lëndimet e forta në fytyrën e tij, u lirua nga spitali në fillim të Qershorit. Kur ai falënderoi Padre Pio-n, ky i fundit i tha: "Vetëm po ta dije se çfarë më kushtoi kjo mua!"
Pra, çfarë saktësisht i kushtoi atij? Një informatë mund të vijnë nga kujtimet e Pietro Cugino, i verbër, i cili e ringjall në kujtesë se një ditë, në kopsht, ndërsa po fliste me rrëfyesin e tij, Padre Pio befas bërtiti, "Jam verbuar. Nuk mund të shoh asgjë." Pas njëzet minutash, shikimi i tij u kthye. Cugino ishte i pasigurt në lidhje me datën e saktë të kësaj dukurie, por disa besojnë se me siguri ky episod i shkurtër dhe i pashpjegueshëm verbërie erdhi si rezultat i flijimit që Padre Pio kishte bërë në emër të Giovanni Savino. Sido që të jetë, në këtë rast, Shën Pio nuk e mohoi ndërmjetësimin e tij për Giovannin ashtu siç ka bërë me shërimet e tjera të pabesueshme apo ngjarjet mbinatyrore që e rrethonin atë.

Ndërsa koha kalonte Giovanni u dërgua në një specialist sysh në Romë për të trajtuar syrin e majtë, pavarësisht nga parashikimet e Shën Padre Pio-s se këto vizita do të bënin asnjë të mirë. . "Jo", tha Padre Pio "ne kemi tashmë e kemi marrë hirin për të cilin kemi kërkuar. Edhe në qoftë se ti shkon në Romë nuk do të marrësh ndonjë gjë më të mirë se çke tani." Dhe në fakt, ai mbeti gjithmonë i verbër në syrin e majtë, por deri në ditën e vdekjes së tij në të gjashtëdhjetat në pranverën e vitit 1974, ai mund të shikonte shumë mirë nga syri i djathtë. Gruaja e tij kujton: "Po të shihje syrin e tij, gjithmonë dukej një rrëmujë. Megjithatë, ai mund të shikonte në mënyrë të përkryer nga ai sy."

Rikthimi i shikimit të Giovanni Savino është dokumentuar mirë nga ekspertët mjekësore si dhe ka vërtetim mbresëlënës. Atë Dominic e përshkroi atë në një letër qarkore në korrik 1949, një muaj pas kthimit të Savino-s nga shtrimi i tij në Foggia. Të dhënat e dosjeve të "Ospedali Riuniti" dokumentojnë që Savino u pranua në kirurgji atje dhe se diagnoza ishte se një sy kishte "trupa të shumta të huaja në korne" dhe se syri tjetër ishte "i dalë jashtë." Të dhënat nuk përmendin zgjidhjen e plagëve të tij. Fjala kyçe në "Ospedali Riuniti" është "emoptalmo" që do të thotë i shtypur tërësisht ose fjalë për fjalë "i zgërlaqur plotësisht". Por pastaj në fakt si pa ai jashtë syrit të tij, kur ai ishte plotësisht ose pothuajse plotësisht "i dalë jashtë zgavrës së syrit"?

Përveç kësaj, raporti që ai i dha është në thelb i njëjtë me atë të dhënë në dëshmitë zyrtare të bëra nga Giovanni më 17 korrik, 1971, dhe nga e veja e tij më 1 korrik, 1989. Është e qartë se syri me të cilin Savino ishte në gjendje për të parë ishte ai që ishte dëmtuar më gjerësisht.

Të gjitha raportet janë në pajtim që syri i djathtë (i shëruar më vonë) është shkatërruar dhe pothuajse tërësisht i humbur. Në letrën e tij qarkore të korrikut 1949, Atë Dominic citon Padre Raffaele-n, i cili ekzaminoi Savino-n menjëherë pas shpërthimit, duke thënë si vijon: '' syri i djathtë është zhdukur tërësisht. Është thjesht zgavër bosh. "Savino vetë tha se atij iu tha nga mjekët se syri i " kishte dalë plotësisht. "

Gruaja e Giovannit Rosa këmbënguli se "një sasi e vogël mishi të përgjakur" mbeti në zgavër kur Savino u dërgua në spital. Ajo mohon se burri i saj ka marrë një sy të ri. "Ishte gjithmonë me syrin e tij, që ai e pa. Syri i tij  ishte si një lëmsh, por ai mund të shikonte nga ai lëmsh." Në fund raporti zyrtar mjekësor nga Spitali thotë "emoptalmo", që është, 'i shtypur' tërësisht ose "i zgërlaqur dhe i dalë jashtë" Në fund, mund të përmblidhet vetëm se në vend që të shihte me një sy të ri ose të rigjeneruar, Giovanni Savino pa , pa sy, për 22 vjet , deri në vdekjen e tij në vitin 1971.

 

Shpërndaje postimin tek miqtë:

Leave a Reply