10 Shenja që ti mund të kesh prirje drejt meshtarisë

Opinione

Secili prej nesh ka një prirje ose një thirrje nga Hyji – një thirrje për shenjtërinë e jetës! Prandaj, secili prej nesh duhet të fillojë të pyesë Zotin se çfarë dëshiron Ai që të bëjmë me jetën tonë. Pastaj, ne duhet të dëgjojmë zërin e Tij dhe këshillat e Tij ndërsa shqyrtojmë se cili është vullneti i Zotit në jetën tonë. Disa janë të thirrur tja dhurojnë veten krejtësisht Zotit me një zemër të pandarë dhe të marrin parasysh thirrjen e Tij për ta ndjekur Atë duke i hyrë rrugës së meshtarisë ose jetës së shenjtëruar.

Ja ku janë 10 shenjat që ty po të thërret Zoti:
  1. Ke një dëshirë të pandarë për të zbuluar një prirje.
  2. Nuk frikësohesh nga ndjenja se po thirresh.
  3.  Ata që ti u beson shohin gjithashtu që ti ke një thirrje.
  4. Nuk e ke ndjesinë se thirrja është një vend ku të fshihesh, por një vend ku me të vërtetë mund të jesh vetvetja.
  5. Ti fillimisht ndjen shqetësim ekstrem kur mendon rreth një thirrjeje.
  6. Përfundimisht ndjen paqe ekstreme kur mendon për thirrjen.
  7. Veprimet përtej kontrollit tënd duket se po të drejtojnë drejt thirrjes.
  8. Mendimi i të përgjigjurit një thirrjeje bëhet i qartë dhe më i qartë.
  9.  Ti e di se zemra jote do të ishte e shqetësuar nëse do të bëje çfarëdo gjëje tjetër.
  10.  Mendimi që t’i japësh kontrollin Zotit, është duke të çliruar, jo kufizuar.

Nëse je i thirrur drejt një prirjeje fetare, ti mund të kesh përjetuar disa ose të gjitha nga këto “shenja”. Por ka edhe shumë shenja të tjera që Zoti mund të jetë duke t’i dhënë dhe të cilat nuk janë të listuara këtu. Nëse ndjen një dëshirë të jesh më shumë bujar ndaj Krishtit dhe të jetosh ashtu siç Ai jetoi – në varfëri, pastërti dhe dëgjueshmëri – nuk duhet të humbasësh më kohë dhe duhet të kontaktosh një urdhër fetar besnik ndaj Kishës Katolike Romake ose zyrën e thirrjeve të dioqezës tënde.

Shpërndaje postimin tek miqtë:

Leave a Reply