Jezusi ka folur edhe për ndëshkimin e përjetshëm

Opinione

Një biri të mirë, për tu bindur, i mjafton të dijë çfarë dëshiron i ati: bindet duke e ditur se kjo e gëzon të atin dhe se i ati e do. Ndërsa një biri kryengritës i kërcënohet ndëshkimi.

Kështu të mirëve u mjafton premtimi i shpërblimit të përjetshëm, Parajsa, ndërsa keqbërësit, viktima të vullnetshme të epsheve të veta, është e nevojshme tu kujtohet ndëshkimi për t’i sjellë në vete.

Jezusi, duke parë se me sa ligësi shumë bashkëkohës të tij dhe njerëz të shekujve të ardhshëm do ta bënin veshin shurdh para mësimeve të tij, me dëshirën që kishte për të shpëtuar çdo shpirt, foli për ndëshkimin që i pret në jetën tjetër mëkatarët e papërmbajtshëm, domethënë për ndëshkimine e ferrit.

Pra prova më e madhe për ekzistencën e ferrit janë fjalët e Jezusit.

T’i mohosh ose vetëm t’i vësh në dyshim fjalët e tmerrshme të Birit të Hyjit të bërë Njeri, është njëlloj sikur ta shkatërrosh Ungjillin, ta shlyesh historinë, të mohosh dritën e diellit.

Shpërndaje postimin tek miqtë:

Leave a Reply