LUTJA E NËNË TEREZËS

Lutje

O Zot, bëj që gjatë këtij viti, të mos pres aq, që ndokush të më ngushëllojë, por që unë të ngushëlloj të tjerët;

jo aq, që ndokush të më kuptojë, por që unë të kuptoj të tjerët;

jo aq që ndokush të më dojë, por që unë të dua të tjerët.

Sepse më mirë është të japim, sesa të marrim;

gjersa falim, edhe na falet;

duke vdekur, ne ringjallemi për jetën e pasosur.

O Zot, Mbreti i qiellit e i tokës, drejto e shenjtëro, udhëhiq e përcill sivjet, zemrat tona e trupat tanë, ndjenjat, mendimet e veprat tona, sipas ligjit tënd, e na ndihmo që të zbatojmë urdhërimet e tua, e me ndihmën tënde të arrijmë shëlbimin këtu mbi tokë e po ashtu edhe në amshim. Ti që jeton e mbretëron për shekuj të shekujve. Amen!

O Zot i gjithëpushtetshëm, Ti je i mirë dhe në mirësinë tënde na pajis me natyrë të shumëllojshme. Bëj që ta fillojmë këtë vit gëzueshëm me emrin tënd, e ta kalojmë me dashuri të frytshme ndaj teje e të afërmit. Nëpër Krishtin, Zotin tonë. Amen!

Shpërndaje postimin tek miqtë:

Leave a Reply