5 Premtime të Zotit që ti nuk duhet kurrë t’i harrosh pavarësisht çdo gjëje!

Opinione

Ja ca gjëra për të cilat duhet ta falenderosh Zotin çdo ditë:

1. Ti jeton!

Çdo ditë ti jeton dhe merr frymë. A e falenderon Zotin secilën ditë për këtë? Shkrimi na thotë se secila ditë është një dhuratë. Dhe çfarë duhet të bëjmë me një dhuratë? Ne gëzohemi për të; jemi mirënjohës për të; emoconohemi për të; kujdesemi për të; ja ofrojmë Zotit.

Jakobi 4:14

“Ju që nuk dini as çka do të ndodhë nesër! Po çka është jeta juaj? Është avull që duket për një moment dhe zhduket menjëherë!”


2. Zoti i dëgjon lutjet tona.

A e di se Zoti dëshiron të të dëgjojë? Ai të bëri me një zë unik dhe personalitet unik sepse Zotit i pëlqen shumëllojshmëria. Do të doje të dëgjoje 7 milion njerëz me të njëjtin zë, duke thënë të njëjtat gjëra çdo ditë? JO!!! Është e dukshme përgjatë krijimit se Zotit e do shumëllojshmërinë, dhe ai e do çdo gjë që ka krijuar. Lutu në mënyrën tënde. Mos u përpiq të imitosh mënyrën e dikujt tjetër të të luturit. Zoti të ka bërë shumë unik dhe dëshiron të të dëgjojë thjesht sikurse je.

1 Gjonit 5:14

“Dhe kjo është siguria që kemi te Ai: nëse kërkojmë gjë sipas vullnetit të tij, Ai na e plotëson lutjen.”

Psalmi 28:6

“Qoftë bekuar Zoti që e dëgjoi zërin e lutjes sime.”


3. Mirësia e Zotit

Është gjithmonë ndjenja e Zotit të bekojë fëmijët e tij. E qartë dhe e thjesht e shpallur. Ai nuk do na dëmtojë dhe nuk do na i përulë jetët tona në asnjë mënyrë. Po, Ai kërkon t’i përmbahemi vlerave thelbësore që Ai na kërkon t’i mbahemi. Por Zoti nuk do të të sëmurë si ndëshkim, dhe as nuk do të bëjë që ti të shkarkohesh nga puna sepse Ai po kalon një ditë të keqe. Zoti është i mirë! Sikurse Psalmi 23:6 në të vërtetë siguron se mund të besojmë për dy mrekulli çdo ditë.

“Hiri dhe mirësia do të më përcjellin në të gjitha ditët e jetës sime, do të banoj në shtëpinë e Zotit derisa të jem gjallë.”

Jeremia 29:11

Sepse unë e di mirë synimin që e kam me ju ‑ është fjala e Zotit ‑ synime paqeje e jo mjerimi: synoj t’ju jap pasardhësi dhe shpresë.


4. Zoti nuk ndryshon.

Mendja jonë ndryshon, moti ndryshon, po Zoti? Ai kurrë nuk ndryshon. Kjo është arsyeja pse mund t’i besojmë atij. Çfarë e mire do të ishte të kemi Biblën nëse mendja e tij do të ndryshonte sipas tekave? Por prej pandryshueshmërisë së tij, natyrës së dashur, mund të shkojmë para Tij me besimin se Ai do ta nderojë fjalën e Vet kur ta paraqesim para Tij.

Psalmi 119:89

“E amshueshme është, o Zot, fjala jote, e qëndrueshme porsi qielli.”

Malakia 3:6

“Unë jam Zoti, unë nuk ndërrohem, kurse ju, bijtë e Jakobit, s’dini t’i jepni fund!”

Numrat 23:19

“Nuk është Hyji porsi njeriu që të rrejë, porsi biri i Adamit që të ndërrojë! A thua thotë e s’e mban fjalën? A thua flet e s’bën çka flet?”

Hebrenjve 13:8

“Jezu Krishti është i njëjtë dje e sot dhe do të jetë për amshim.”


5. Zoti don të të shërojë

Është e paevitueshme që do të ketë mos-dakordësi nëse Zoti kërkon ta shërojë trupin tënd, apo thjesht të shpëtojë shpirtin tënd.

Isaia 53:5 na thotë se Jezusi erdhi për të na kthyer shpirtin dhe trupin!

“Kurse Ai ishte i plagosur për shkak të paudhësive tona, i ndrydhur për shkak të fajeve tona; ndëshkimi, peng paqeje për ne, peshoi mbi Të: me vërragën e tij ne u shëruam.”

Fjala “u shëruam” në Hebraisht është Rapha. Do të thotë të shërosh, dhe madje në një kontekst modern i referohet doktorave dhe fizikantave.

Disa njerëz do përpiqen të thonë se Jezusi erdhi me qëllim që të na shpëtojë nga mëkatet tona dhe do citojnë Mateun 1:21:

“Ajo do të lindë djalë e ti ngjitja emrin Jezus, sepse Ai do ta shëlbojë popullin e vet prej mëkateve të tij.”

Marku 5:28

“Asaj i thoshte mendja: ‘Nëse ia prek vetëm petkat, do të shërohem.’”

Herës tjetër që ti tundohesh të shqetësohesh apo të ndihesh poshtë për çfarëdo lloj gjëje, kujtoji këto gjëra.

2 Korintasve 1:20

“Dhe, për të vërtetë, të gjitha premtimet e Hyjit kanë gjetur në të “po”‑në e vet, e prandaj nëpër Të edhe mund të themi: “Amen”, në nder të Hyjit.”

Shpërndaje postimin tek miqtë:

Leave a Reply