Ja se si të shkuarit në Kishë i bën mirë trurit dhe trupit tuaj

Opinione

1. Ul stresin. Kortizoli hormon i stresit lëshohet nga gjëndrat e veshkave që gjenden në krye të veshkave tona. Stresi i mirë (eustresi) na mbron të mbajmë motivimin dhe vigjilencën. Pra kortizoli i stresit nuk është dhe aq i keq. Por stresi i zgjatur i cili mban nivelet e larta të pashëndetshme të kortizolit dëmtojnë si kortizolin hormon të stresit ashtu edhe trurin tonë. Problemet e zemrës, një sistem i shuar imunitar dhe zvogëlimi i kujtesës vijnë si pasojë e stresit të zgjatur. Megjithatë, pjesëmarrja në kishë mund të ulë reagimin e stresit. Në këtë mënyrë ulet sasia e kortizolit në trupin tuaj.

2. Rrit hormonin e besimit, oksitoksinën. Oksitoksina është një nga kimikatet e “të ndjerit-mirë” që janë kimikate të trurit (të quajtur neurotransmetues). Nëse kisha që ju frekuentoni është e mbushur me njerëz të thjeshtë dhe të dashur, truri juaj do të nxjerrë këtë kimikat duke të të ndihmuar në lidhje me të tjerët.

3. Mund të zgjerojë trurin tuaj. Një studim i trurit zbuloi se ata që i vendosin një vlerë të lartë anës shpirtërore (edhe pse jo domosdoshmërisht duhet të jetë e lidhur me frekuentimin e kishës) tregoi zgjerim në disa zona të trurit. Shumë studime të tjera tashmë tregojnë se reflektimi dhe praktikat shpirtërore medituese rritsin disa pjesë të trurit tuaj.

4. Mund të ndihmojë në zvogëlimin e depresionit. Një grup studiuesish kanadezë zbuluan se ata që marrin pjesë në kishë më rregullisht përjetojnë më pak depresion. Ata janë të mendimit se mbështetja sociale bëri diferencën duke rezultuar që njerëz të bëhen më elastikë (shih numrin 2 më sipër).

5. Mund të ndihmojë të jetosh më gjatë. Një studim tregoi se të shkuarit në kishë rrit jetëgjatësinë për të bardhët me një mesatare prej shtatë vitesh dhe potencialisht 14 vjet për afrikano-amerikanët. Sa më shumë që njerëzit të shkojnë në kishë, aq më pak gjasa ka që ata të vdesin më shpejt se ata që nuk shkojnë në kishë.

6. E fundit, frekuentuesit e kishës kryejnë vetëvrasje më rrallë, e luftojnë dhimbjen më mirë, kanë më pak probleme kardiovaskulare dhe shërohen më shpejt nga operacioni.

Një fjalë të fundit.

Ne e ndjekim Krishtin jo për shkak të përfitimeve praktike, sikur të jemi duke marrë aspirinë për një dhimbje koke. Ne e ndjekim Atë, sepse ai na ka krijuar me një etje shpirtërore që mund të shuhet vetëm në Të. Megjithatë, kur ne kthehemi tek Jezusi dhe tek Trupi i Tij, Ai na jep disa përfitime të mira të trurit dhe trupit gjithashtu.

Çfarë përfitimesh të tjera praktike keni përjetuar nga të shkuarit në kishë?

SHPËRNDAJE këtë artikull për të bekuar të tjerët!

Shpërndaje postimin tek miqtë:

Leave a Reply