Statuja e Virgjërës Mari qëndron mrekullisht e padëmtuar pas zjarrit

Mrekulli

Një zjarr i dhunshëm në një bazë ushtarake afër Madridit nuk kurseu asgjë përveç një statuje të vogël dhe bimësisë përreth.

Ngjarjet ndodhën në bazën ushtarake El Goloso, që ndodhet në afërsi të kryeqytetit spanjoll.  Kjo bazë është selia e brigadës së armatosur kombëtare të këmbësorisë “Guadarrama”. Sipas disa sajteve të lajmeve spanjolle, një zjarr shpërtheu dhe u bë i pamundur për tu mbajtur nën kontroll. Ky zjarr djegu shumicën e bimësisë përreth.

Pasi flakët u shuan, për habinë e ushtarëve, në mes të zonës së djegur, qëndronte një statujë e Zojës së Lurdit. Statuja ishte krejtësisht e padëmtuar! Për më tepër, ushtarët ishin të tronditur kur panë se bari pranë statujës nuk qe prekur nga flakët. Madje ajo ishte ende e rrethuar nga vazot e mbushura me lule, të paprekura, sikur flakët kishin respektuar hapësirën përreth shtatores.

Rënia e zjarrit ndodhi më 30 korrik, në mes të valës së të nxehtit e cila kishte zbritur mbi Spanjë. Ushtarët nuk mund ta shpjegojnë se pse statuja nuk kishte pësuar asnjë dëm. As pse lulet nuk qenë nxirë ose tharë nga nxehtësia. Historia u përhap shpejt edhe pse nëpër rrjetet sociale, disa dyshuan për mashtrim. Megjithatë hetimet e mëtejshme larguan çdo dyshim të mundshëm. Në fotografi, mund ta dalloni lehtësisht se toka është djegur plotësisht, përveçse në prani të statujës.

Në të vërtetë, pjesa më e madhe e ushtarëve në bazë nuk e dinin se ishte një statujë e Virgjëreshës në oborrin e tyre. Dhe, statuja tashmë merr pjesë në ceremonitë zyrtare në bazën ushtarake.

Hetimi i autoriteteve lokale duket i mjaftueshëm për të qartësuar pikëpamjet natyrore të ngjarjes. Ka realitete që njohuria njerëzore nuk mund t’i kuptojë, por që besimi i shpjegon. Dhe shkenca njerëzore dhe besimi, duke punuar së bashku, ofrojnë disa shpjegime.

Megjithatë, kjo histori zbulon mbrojtjen e veçantë të Zojës sonë ndaj kësaj statuje, megjithatë të thjeshtë dhe modeste. Dhe çdokush mund të marrë një mësim nga kjo. Ngjarje të papritura mund të ndodhin që vihen zjarre në një botë plot kërcënime dhe djallëzi. Në të ardhmen e afërt, në mes të fatkeqësive që ne nuk mund as t’i imagjinojmë , Zoja jonë do të depërtojë përmes tyre. E patrembur dhe e paprekur, me simbolet e përvujtërisë së besimtarëve. Edhe ata që besojnë, edhe nëse mund të jenë një pakicë e zhvlerësuar nga ateistët apo shumica e jobesimtarëve, do të njihen në mes të tragjedisë, si bij të dashur të Qiellit.

Shpërndaje postimin tek miqtë:

Leave a Reply