‘Pesha’ e Meshës së Shenjtë: Një histori e vërtetë

Mrekulli

Historia në vijim është një HISTORI E VËRTETË që lidhet me Motër Veronika Murphy një murgeshë e moshuar që e kishte dëgjuar historinë nga goja e të ndjerit At Stanislaus.

Një ditë, para shumë vitesh, në një qytet të vogël në Luksemburg, një kapiten i rojave të pyllit ishte në bisedë të thellë me një kasap, kur një grua e moshuar hyri në dyqan. Kasapi e ndërpreu bisedën për të pyetur gruan e vjetër se çfarë dëshironte. Ajo kishte ardhur për të lypur për ca mish, por nuk kishte para.

Kapiteni po i dëgjonte me vëmendje gruan dhe kasapin. “Vetëm ca mish, por sa do i japësh asaj?”, pyeti me sarkazëm kapiteni.

“Më vjen keq nuk kam para, por do dëgjoj Meshë për ty”, i tha gruaja kasapit. Si kasapi ashtu edhe kapiteni ishin indiferentë në lidhje me fenë, kështu që ata menjëherë filluan të tallen me idenë e gruas  së moshuar.

 “Në rregull, atëherë”, tha kasapi. “Ti shko dhe dëgjo Meshë për mua, kur të vish përsëri, unë do të të jap aq sa ka vlerë Mesha”.

Gruaja u largua nga dyqani dhe u kthye më vonë. Ajo iu afrua banakut dhe kasapi tha. “Në rregull, tani do ta shohim.”

Ai mori një copëz letër dhe shkroi mbi të: “Unë dëgjova një Meshë për ty.”
Ai e vendosi letrën mbi njërën anë të peshores dhe një kockë të vogël në anën tjetër, por asgjë nuk ndodhi.
Pastaj ai vendosi një copë mishi në vend të kockave, por ende letra rëndonte më shumë.

Të dy burrat po fillonin të ndjenin turp për ‘përuljen’ e tyre, por vazhduan lojën e tyre. Një pjesë e madhe mishi qe vendosur në peshore, por ende letra mbante peshën e vet. Kasapi i inatosur, kontrolloi peshoren, por pa që ajo ishte në rregull.

“Çfarë do moj zonjë e mirë? Duhet të ju jap një kofshë të tërë deleje?”. Atëherë ai e vendosi një kofshë deleje në peshore, por letra përsëri po peshonte më shumë se mishi. Një pjesë më e madhe mishi qe vënë në kandar, por përsëri pesha më e madhe mbeti në anën e letrës. Kjo e mahniti aq shumë kasapin saqë ai u konvertua dhe i premtoi gruas se do t’i japë racionin e saj të përditshëm të mishit.

Sa i përket kapitenit, ai iku nga dyqani një njeri i ndryshuar dhe u bë një adhurues i zjarrtë i Meshës së përditshme. Dy nga bijtë e tij u bënë priftërinj, një u bë jezuit dhe tjetri një frat i Zemrës së Shenjtë.

Atë Stanislaus e përfundoi historinë duke thënë: “Unë jam nga Fretërit e Zemrës së Shenjtë dhe kapiteni ishte babai im.”

Nga kjo mrekulli kapiteni u bë një ndjekës i Meshës së përditshme dhe fëmijët e tij u edukuan të  ndjekin shembullin e tij.

Më vonë, kur bijtë e tij u bënë priftërinj, ai i këshilloi ata ta thonë Meshën mirë çdo ditë dhe kurrë të mos e humbasin Kungimin e Meshës nga ndonjë faj i tyre.

Shpërndaje postimin tek miqtë:

Leave a Reply